Takuan me Kurtin sekretarin Blinken në SHBA, Osmani tregon se çfarë biseduan

Aktuale

Takuan me Kurtin sekretarin Blinken në SHBA, Osmani tregon se çfarë biseduan

Nga: A.M. Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:48 Përditësuar në ora: 21:35 më 27.04.2022
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti gjate takimit me sekretarin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken

Osmani tregon për çfarë biseduan me sekretarin Blinken

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti gjatë ceremonisë së organizuar në nder të sekretares Madeleine Albright, patën mundësinë të takojnë sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka thënë se e falënderuan sekretarin Blinken për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

“E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish.

Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shkroi Osmani.

Osmani dhe Kurti takojnë sekretarin Blinken në SHBA

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në SHBA.

Ata po marrin pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë takuar me sekretarin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Image
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti gjate takimit me sekretarin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një foto që është shkrepur nga takimi Kurti, Osmani dhe Blinken.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat