Musliu Shoshi: Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale

Musliu Shoshi: Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga: A.M. Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:16
Ariana Musliu Shoshi

 Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga  Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka marr pjesë në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci.

Musliu Shoshi në një postim në Facebook, ka shkruar se në këtë mbledhje është kërkuar që të merret në konsiderim anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në prezantimin e raportit“ Forcimi i rolit të Këshillit të Evropës si një gur themel i arkitekturës politike evropiane” u kërkua që të merret në konsiderim anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Falënderim të veçantë anëtares së Kuvendit të Lituanisë, raportueses së APKiE-së, znj. Laima Andrikiene!

Image
Ariana Musliu Shoshi, Laima Andrikiene!
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat