Kreu i Rahovecit: Ministri i Bujqësisë po e bojkoton komunën më bujqësore, e ftuam 4 herë për vizitë

Aktuale

Kreu i Rahovecit: Ministri i Bujqësisë po e bojkoton komunën më bujqësore, e ftuam 4 herë për vizitë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:42
Smajl Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka japur disa sqarime ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili, siç pretendon Latifi, hodhi disa akuza ndaj tij. 

Latifi ka kërkuar nga Peci që ta ndihmojë më tepër komunën e Rahovecit, bujqit e kësaj komune si dhe të rritet bashkëpunimi mes tyre.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, tha se Ministri i Bujqësisë po e bojkoton komunën ku bujqësia është prioritet teksa sqaron se disa herë i kanë dërguar Pecit ftesa për ta vizituar komunën e Rahovecit mirëpo përgjigje nga ai nuk kanë marrë.

“Duhet t’ia kujtojmë ministrit Peci, se bujqësia është TOP prioritet në Komunën e Rahovecit. Për këtë gjë, një muaj pasi ka marrë detyrën ministri Peci në Qeverisjen Kurti 2, i kemi drejtuar ftesë zyrtare për ta vizituar Rahovecin. Kërkesa i është përsëritur për katër herë, por përgjigje nuk kemi marrë asnjëherë nga Ministri”, ka shkruar Latifi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat