Përveç Osmani e Kurtit një tjetër zyrtare e Kosovës po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Aktuale

Përveç Osmani e Kurtit një tjetër zyrtare e Kosovës po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:55
Pamje nga ceremonia e varrimit

Përveç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Albright po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare në Washington DC ku po mbahet ceremonia mortore foli për vizitën e përbashkët me ish-sekretaren Albright në Prishtinë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Clinton tha se të pranishëm në ceremoni janë presidentja, kryeministri dhe ish-presidentja e Kosovës por pa i përmendur me emra.

Ish-presidentja Jahjaga ka postuar disa fotografi në zyret qëndrore të NDI-së që gjenden në Washington DC, në një organizim të mbajtur për nder të Madeleine Albright themelueses së organizatës Instituti Kombëtar Demokratik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat