AAK më 5 qershor mban Kuvendin Zgjedhor

Aktuale

AAK më 5 qershor mban Kuvendin Zgjedhor

Më: 27 prill 2022 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën ka mbledhur Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e partisë.

Kreu i AAK-së në një postim në Facebook, ka njoftuar se më 5 qershor do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i këtij subjekti.

Postimi:

Aleanca është në pjesën më dinamike të zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme. Në shumicën e degëve, ky proces është duke u përmbyllur.

Në mbledhjen e mbajtur me Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e AAK-së, e fundit në përbërjen e tashme, diskutuam për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor, që do të mbahet me 5 qershor.

Falënderova kolegët e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues për bashkëpunimin dhe angazhimin tash e katër vjet, dhe i urova sukses secilit që merr pjesë në këtë garë zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat