Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nëse do të ishte mundësia për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, do ta zgjidhnin ish-presidentin Hashim Thaçi.
Këtë deklaratë, Rama e ka dhënë në një konferencë për gazetarët, pas mbledhjes së Kryesisë së PS.
Rama ka thënë se Thaçin do ta kishin votuar me bindje.
“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se ca procesi është”, ka deklaruar Rama.