Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj opozitës të cilët po kërkojnë hetim për KEK-un vetëm për kohën e Qeverisë Kurti.
Basha përmes një postimi në facebook, thotë se për KEK-un duhet të hetohet prej fillimit.
Sipas tij, krejt duan që ta shohin këtë film nga fillmi pasi që është interesant.
Postimi i plotë:
OPOZITA: Po dojmë komision hetimor?
POZITA: Për?
OPOZITA: Po dojmë me hetu KEK-un!
POZITA: Po a, shumë mirë. Çka kështu po doni me hetu?
OPOZITA: Po dojmë me hetu diçka ka fundi!
POZITA: Qyqy, ani mirë shumë, ama a e keni pa fillimin ju, se KEK-u o film interesant që krejt kanë qef me pa prej fillimit, nuk besoj doni me ia pa veq fundin!
OPOZITA: Jaaaa, ncuk… veq fundin po dojna!
POZITA: Ncuk, kemi me iu shti me kqyr krejt filmin, edhe e shihni veten pak se gjasat janë që e gjeni veten n’rolin kryesor 🙃
Keni kërkuar, shikoni 🎬🎥🍿
😄