Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.
Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.
Lidhur me këtë ka reaguar Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-ë. Ai ka thënë se, "kjo është gjuha prej një rrugaçi e shefit të GP-së së PDK".
Gjithçka filloi kur Mimoza Kusari Lila e përmendi Hashim Thaçin për lidhje me krim e korrupsion sipas Freedom House. PDK nuk e la të mbajë fjalën deputeten Albulena Haxhiu.
“Freedom House i përmend me emra Haradinajn dhe Thaçin për lidhje me krimin dhe korrupsionit. Ky shtet definitivisht e ka në instanca të veta krimin dhe korrupsionin. Nuk e dëgjova që qeveria jonë ka me fillu në bazë të kësaj. A t’i besojmë Freedom House apo Planet TV”, tha Kusari.
Më pas doli ministrja Albulena Haxhiu por zhurma e deputetëve të PDK-së me duar në tavolina nuk e la të fliste deri në këtë moment kur po e shkruajmë lajmin.