Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë në seancë se VV-ja po mundohet që ta tërheqë vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme të saj me akuza të rrejshme dhe me raporte kundër kundërshtarëve politikë të hartuara nga vet eksponentë të pushtetit.
Ajo tha se raporti i 'Freedom House' ështê shkruar nga vet VV-ja.
‘Vet kjo organizatë e ka pranuar që çdo vit harton raportet për ‘Freedom House’, në kuadër të pjesës për Kosovën.
Prandaj, normale që ai raport është shkruar direkt me rekomandime nga vet pushteti prandaj mos u mundoni të spostoni vëmendjen nga skandet e juaja’, u shpreh Kadrijaj.