Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka këshilluar deputetët që të kenë kujdes si i referohen kryetarit të Partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob i cili përmendet në skandalin financiar ku është përfolur edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Konjufca ka thënë se nuk duhet pozicionuar për të si për një shpëlarës parash ndërkohë që nuk është sqaruar ende asgjë.
Konjufca ka deklaruar se beson që kjo ngjarje do të sqarohet por ndërkohë ka kërkuar përmbajtje në deklarata nga deputetët.
Konjuca: Të kemi kujdes në referimet për atë që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë
“Zoti Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë mendoj dhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm, e konteksti i përgjithshëm duhet të keni parasysh që ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë dhe të cilit i besoj populli slloven. Ai nesër do të vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë dhe mendoj që t’i thuhet, të merret si absolutisht e vërtetë, të mos ketë së paku në mënyrën siç thuhen çështjet dhe kritika, një distancoma me një kujdes elementar sa i përket shtetit slloven, votuesit slloven, zgjedhjeve slloven, dhe kryeministrit të nesërm slloven dhe të nënkuptohet që ne po pozicionohemi për të si për një shpëlarës të parave, kjo mendoj që vetëm këtë aspekt të kemi kujdes. Sa i përket të tjerave besoj që do të sqarohen të gjitha dhe varësisht kushdo që ka përgjegjësi do të merr vendimin e merituar”, ka thënë ai.