Shau deputetët me robë, kërkon falje Abelard Tahiri

Aktuale

Shau deputetët me robë, kërkon falje Abelard Tahiri

Nga: M.L. Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:50
Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u ka kërkuar falje qytetarëve për sharjen që sot gjatë seancës plenare ua bëri deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se sharja nuk i ishte drejtuar asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt.

Postimi i plotë:

Të dashur miq e të nderuar qytetarë

Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat