​Varhelyi shpreson për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

​Varhelyi shpreson për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 28 prill 2022 Në ora: 17:58
​Varhelyi dhe Rama

Komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi sot në Tiranë se shpreson që puna për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin i Shqipërisë Edi Rama, komisionari evropian tha se vetëm nëpërmjet këtij dialogu do të gjendet një zgjidhje afatgjatë, dhe për këtë duhet një frymë konstruktive.

Ne duam që Kosova më në fund të mbyllë historinë e saj dhe të investojë tek e ardhmja, dhe ndaj edhe për Kosovën kemi vendosur një paketë shumë të madhe dhe të fortë ekonomike dhe sociale dhe të ecim sa më shpejt, ashtu siç po bëjmë edhe në Shqipëri”, tha Varhelyi.

Sa i përket planit për integrimin e Kosovës në BE, komisionari evropian tha se po punojnë për një plan të investimeve ekonomike në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se qasjet e të gjithë liderëve në Evropë dhe SHBA mbështesin nevojën për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që po ndodh sot në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar që do të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan, por një arsye më shumë për të intensifikuar përpjekjet për paqen përfundimtare në Ballkan. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Paqja nuk bëhet me mikun, por me armikun e deridjeshëm, që nuk është miku i sotëm i Kosovës. As Serbia, as Kosova nuk do ikin, Kosova është një realitet që është aty dhe është në interesin e të dyja palëve që të bëjnë paqe”, tha Rama.

“Të gjitha qasjet e kancelarive evropiane, qasjen e Brukselit, e të gjithë liderëve të Evropës, përfshirë SHBA, nuk kam gjetur një që të thotë se Kosova nuk duhet të ulet në dialog me Serbinë, dhe këta nuk janë pro-serbë, as antikosovarë, janë njerëz që përfaqësojnë shpëtimtarët e Kosovës. Kosovën e kanë shpëtuar shtetet e mëdha të BE-së dhe SHBA. Pa këto Kosova nuk do të ishte e pavarur, me gjithë respektin për Ushtrinë e Kosovës”, shtoi Rama./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat