Pushteti dhe opozita po afrohen pak drejt një dakordimi për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për çështjet e energjisë elektrike.
Kjo pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca e solli një interpretim të zyrës ligjore të Kuvendit për këtë çështje.
Edhe me një interpretim të deputetes Doarsa Kica, gjërat u bënë më të mundura.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e propozoi konjufcën për kryetar të këtij komisioni, pas diskutimeve se kush do të duhej ta udhëhiqte atë.
“Unë propozoj që kryetar i këtij komisioni të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”, tha ai.
Paraprakisht, Gashi, i cili në fillim të seancës paralajmëroi përplasje ndërsa e quajti jokushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.
“Më në fund po vijmë te zëri i arsyes”, tha Gashi. “Na u dashtë gjithë ky debat me mbërri deri te arsyeja”.