Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.
Osmani shkruan në Facebook se gjatë takimit kanë biseduar për raportet e shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe avancimin e këtyre raporteve.
Presidentja Osmani shkruan se e ka ‘njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e poashtu për sfidat me të cilat përballemi’.
Postimi i plotë:
Isha e nderuar të pritem në takim sot nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Biseduam për raportet e shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për mënyrat se si mund të avancojmë këto raporte edhe më shumë.
E kam njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e poashtu për sfidat me të cilat përballemi, të cilat do t’i tejkalojmë kur e kemi në krah aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.