Deputetja nga radhet e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mobilizojnë inspektorët e tregut.
Sipas saj, kjo gjë është e nevojshme këto ditë, për shkak se në shumë markete po rriten çmimet e artikujve ushqimorë para festës së Fitër Bajramit.
“Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta përballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i saj:
Kërkoj nga Institucionet e vendit si ato qendrore edhe ato komunale që t’i mobilizojnë inspektoret e tregut gjatë këtyre tri ditëve.
Në shumë markete të vendit shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimor para festës së Bajramit.
Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta pëballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!