Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar deputetin gjerman Frank Schwabe.
Deputetja e PDK-së shkruan se me deputetin gjerman kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë:
Nder i veçant të takoj z. Frank Schwabe, deputet në 🇩🇪 Bundestag dhe Kryetar i SOC në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Evropës.
Me z. Schëabe patëm një diskutim të rendësishëm për anëtarësimin e 🇽🇰 në Këshillin e Evropës.
Ne i jemi mirënjohës 🇩🇪 për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike 🇽🇰 do të vazhdojë të kontribuojë për një Evropë më paqësore dhe stabile.