53 afaristë nga Gjemania po qëndrojnë në Kosovë për të parë mundësinë e investimit në fusha të ndryshme, si në energji, teknologji dhe mjekësi.
Qysh në ditën e parë këta thanë se vërejtën vullnetin për zhvillim dhe afirmim, gjithashtu edhe energjinë pozitive.
Të kënaqur u deklaruan edhe me situatën politike të cilën e vlerësuan si stabile dhe të përshtatshme për investitorët.
Në vizitën katëditore këta, veç takimeve me biznese kosovare e gjermane, do të priten edhe nga krerët e institucioneve.