Osmani e uron Abazoviqin: Me ju, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së

Aktuale

Osmani e uron Abazoviqin: Me ju, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:05
Abazoviq dhe Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar shqiptarin Dritan Abazoviqin me rastin e zgjedhjes në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar që nën udhëheqjen e Abazoviqit, Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën e tij drejt BE-së.

“Jam e sigurt që nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së.

Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat