Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se narracioni se opozita nuk po punon sa duhet është krijuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Mos bini në kurth të Albin Kurtit.
Kjo qeveri është e dobët dhe nuk po jep rezultate as në politikë të brendshme e as në atë të jashtme”, ka thënë ai duke shtuar se kjo qeverisje ka krijuar një realitet paralel të Kosovës.
Abdixhiku, që ishte ministër i qeverisë në krye me Albin Kurtin, ka thënë se në 100 ditëshin e punës me të ritmi i punës ka qenë shumë më i madh.