Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje të armatosur sonte në Klinë.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.
Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, media ka publikuar fotografi nga vendngjarja.
Nga pamjet e publikuara, shihet se vendi është i përgjakur dhe është kufizuar tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rrethanat e krimit të rëndë, që ka ndodhur në ora 20:43.