Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për ҫka është kritikuar shumë dhe më pas kërkoi falje.
Duke qenë si deputet, Tahiri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai ka deklaruar se pasuria e paluajtshme se posedon dy shtëpi banimi, një shtëpi malore dhe tokë bujqësore, të gjitha në vlerën 1 milionë e 176 mijë euro.
Ai ka deklaruar se posedon rreth 2 mijë euro të kursyera në bankë, ndërsa rreth 63 mijë euro kredi për investime në shtëpitë e tij.
Mbi 45 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore bashkë me bashkëshorten, nga pagat dhe qiraja nga lokali afarist.