Fazli Hoxha ka mbetur i vrarë mbrëmë në Klinë pas disa të shtënave me armë që janë dëgjuar pas orës 20, ndërsa dy vëllezërit e tij kanë mbetur të plagosur.
Për rastin e tij dhe historinë e familjes, ka treguar përmes një postimi në Facebook një familjar i tij, Adriatik Hoxha.
Ai shkruan se babai i djalit të vrarë që mbante të njëjtin emër, Fazli Hoxha ka vdekur si dëshmor para 23 viteve, pak muaj para se të lindte djali i tij.
Mirëpo, ai shkruan se Fazliu nuk e dha jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit.
Lexoni më poshtë përshkrimin e dhimbshëm:
Para 23 vitev Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, që gjenerata e ardhshme të jetojnë të lirë dhe pa frikë.
Pas vrasjes së Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te vrarë ne masakren e Gullbocit).
Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi nga dora e shqiptarit .
Çdo problem ka një zgjidhje, por jo me vrasje .
Mos i gjakos duart sepse do të mallkohesh .
Sonte nëna e dikujt vajton, e ti a po ndihesh i qetë ?
Nesër mund të vajtoj edhe nëna jote andaj STOP VËLLAVRASJEVE.
Mallku qoftë ajo dorë qe i mori jetën një djali te ri te etur për dije, student i dalluar i veçantë në sjellje dhe plotë energji për te ardhmen!!
ALLAHU të bashkoftë në xhenet me Babin tënd Fazliun qe ra shehid për ketë tokë .
Do na mungosh gjithmonë Vllaqko 💔😢😢😢🤲
Ngushëllimet më teë sinqerta familjes Hoxhaj 😢💔🤲
Fazli Hoxha