Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një grup të afaristëve gjermanë.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë e përbashkët.
Pas këtij takimi, në ora 11:30, delegacionin gjerman e pret në takim edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.
Afaristët gjermanë do të qëndrojnë në një vizitë katërditore në Kosovë.