Sveçla: Policia ka mungesë të uniformave e armatimit si pasojë e OSHP-së

Aktuale

Sveçla: Policia ka mungesë të uniformave e armatimit si pasojë e OSHP-së

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:19
Foto nga komisioni

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten se Policia e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi dhe mungesa të mëdha të uniformave dhe armatimit.

Gjatë raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Sveçla ka thënë se kjo po ndodh si pasojë e mosfunksionalizimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Policia e Kosovës ballafaqohet me vështirësi të mëdha, shpesh të paarsyeshme. Sa i përket uniformave, armatimit, shumë nga këto kanë rrjedhur si pasojë e OSHP-së. Unë shpresoj që shpejt OSHP-ja do të zhbllokohet”, ka thënë Sveçla, pas kritikave të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha lidhur me këtë.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha kërkoi të ketë kujdes e mirëkuptim e mos të bëhet show mediatik arrestimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Arrestimi i 100 Policëve, të nivelit bazë këta poshtë për korrupsion. Gjithmonë kemi pas dikë se mos po arrestojmë njerëz pastaj gjykata i liron krejt të koriten e të pafajshëm. Pse bëhen këto për ngutë e nuk trajtohen mirë kush ka argumente, por jo me i marr 100 policë se lajmi po del i madh. Në këtë formë ne e shkatërrojmë Policinë e Kosovës”, tha ai.

Por ministri Sveçla tha se nuk merret me emra por me procese. Tha se nuk mund të ndërhyjë në punën e Inspektoratit Policor e të Prokurorisë.

Unë nuk i di të gjitha dyshimet që kanë ndodh më polici. Qasja ime është që nuk merrem me emra por me procese. Edhe drejtorin aktual unë e kam gjet aty dhe nuk e kam ndërruar. Ata do të qëndrojnë apo do të ndërrojnë varësisht prej nevojave të MPB-së apo Policisë së Kosovës. Dhe ndryshimet tjera do të jenë subjekt i reformës së policisë sepse njerëzit do ta ndërrohen do të transferohen nga policia në bazë të kritereve të rregulluara me ligji”.

Unë nuk i them as inspektoratit policor që të arrestojë apo të mos arrestoj kaq zyrtarë policorë. Ashtu siç nuk mund t’i them Prokurorisë edhe Gjykatës. Për të gjitha këto arrestime ka prova të mjaftueshme për afera korruptive për këta zyrtarë policor. Unë jam i bindur që për njerëz të korruptuar nuk ka vend në institucionet e Kosovës”, tha Sveçla.

Berisha pyeti nëse dikush prej udhëheqësve të Policisë së Kosovës është dashur të japin dorëheqje për këtë çështje. Tha se në kohën sa ishin në opozitë, në maje të gjuhës i kishin oligarkët.

A ish dashtë me dhënë dorëheqje ndokush për shkak të numrit të kaq të madh të korrupsionit në Polici të Kosovës. Ju e keni pas në maje të gjuhës oligarkët. Nuk po shohim që keni arrestuar ndonjë komandat të policisë apo oligark. Pse nuk po i arrestoni këta”, pyeti Berisha

Patjetër që ata që janë të përfshirë në krime të nivele të larta duhet të përndiqen dhe të arrestohen. Dhe këtë duhet ta bëjnë ata që një pjesë e tyre po arrestohen. Për të arrit në ata stad ku arrestohen kriminelët e larta, ne duhet të jemi një forcë me kridibilitet maksimal. Nuk mund të kemi suksese në përndjekjen e krimeve të larta nëse kemi zyrtarë policorë të përfshirë në krime”, tha Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat