Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kosovës u prit nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.
Gjatë takimit, delegacioni i Kosovës i prirë nga kryesuesi, Enis Kervan dhe deputetët Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri.
Ata diskutuan për temat që ndërlidhen me synimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në takim u prezantuan të arriturat e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u argumentua anëtarësimi potencial i Kosovës në Këshillin e Evropës.