Mbrëmë Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi si kryeministër një shqiptar.
Dritan Abazoviç, pasi mori pozitën e kryeministrit mori urime të shumta nga politikanët shqiptarë.
Ndërkaq, në ditën e sotme, Abazoviçi priti në takim Naim Murselin, këshilltar i Behgjet Pacollit.
Lajmin e ka bërë të ditur Murseli përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot në Podgoricë urova Kryeministrin Abazoviç për postin e tij historik, si shqiptari i parë Kryeministër në vend.
I lumtur të jam mysafiri tij i parë nga Kosova.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/29/auto_279365237_793147375135866_5710400302360812922_n1651232433.jpg)