Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar.
Ndërkohë që është njoftuar për shërimin e pacientëve.
Postimi i plotë
29 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.998 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.
Në total numri i rasteve aktive është 441.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/29/auto_279439865_304688075168348_8881150591982108685_n1651238069.jpg)