Gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë me robë deputetët e LVV-së.
Kjo gjuhë e tij fyese ka ngjallë reagime të shumta.
Analisti politik prof. dr. Binak Maxharraj thotë se, shprehja ‘ti q*** robtë’ është amanet i Kadri Veselit për Abelard Tahirin.
Ai thotë se një shprehje të tillë e ka përdorur edhe Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.
Reagimi i plotë:
SHARJE MË ROBË TË SHPISË N'PARLAMENT.
Në Parlamentin e Kosovës rrugaqi e tani shefi i grupit parlamentar i PDK i paska sha deputetët e LVV me shprehjen: "ti q***robtë".
Mos ia nxeni për të madhe këtij axhamie së ky edhe nuk di së çka flet, ndoshta nuk e di përmbajtjën e kësaj shprehje.
Por siç merret vesh këtë shprehje "brilante, të mrekullueshme dhe edukuse" ia paska mësu mësuesi i vet shefi i partisë së tij Kadri Veseli dhe si nxënës e paska mbajtë mirë në mend.
Të njëjtën gjë Kadri Veseli në cilësinë e kryeparlamemtarit e kishte përdorë këtë shprehje kur bëhej tollovi me gazin lotsjellës.
I fshehur pas tymit të gazit lotsjellës kryeparlamentai Kadri Veseli kishte thanë: "ti q***robtë".
Këtë amanet Kadri Veseli ia paska lënë Abelard Tahirit që ta përdorë në parlament kur ka ndonjë vështirësi.
Ti "q***robtë", kjo është shprehja e përbashkët e këtyre dyve.