Qeveria e Kosovës ka konfirmuar së më 4 maj kryeministri, Albin Kurti do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Shcolz.
Në një përgjigje konfirmohet se pas takimit bilateral me kancelarin gjerman, do të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq
“Më 4 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin gjerman Olaf Shcolz.
Kurse në mbrëmje pritet të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.