Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, para pak kohësh ka krahasuar pavarësinë e Kosovës me rastin e atyre që tash deklarohen si Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, të cilat janë rajone në Ukrainën lindore.
Putin me 26 prill tha se Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u bënë të pavarura bazuar në precedentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kur vendosën për pavarësinë e Kosovës, raporton edicioni serb i BBC-së.
Putin theksoi se i kishte lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Kosovën dhe se i kujtohej mirë vendimi ku thuhet se në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shteti nuk është i detyruar të kërkojë nga autoritetet qendrore. leje për të deklaruar sovranitetin.
“Kjo u tha për Kosovën dhe ishte një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili u mbështet nga të gjithë”, kishte deklaruar Putin.
Këto deklarime të Putinit, alarmuan Serbinë, ku tabloidet pro-qeveritare në Serbi, e lexuan këtë deklaratë të Putinit si një thikë pas shpine.
Bosko Jaksiq, i cili është opinionist i politikës së jashtme në gazetën Politico, i ka parë si mbështetje e Putinit në Kosovë.
“Putini e ka përdorur dhe abuzuar shumë herë me Kosovën deri më tani, ashtu siç po luan me secesionizmin në Republikën Srpska gjatë gjithë kohës, gjë që duhet të jetë një homolog i kësaj,” tha Jaksic për BBC.
Me tej këto deklarata të Putinit, po shihen sikur Putin, në mënyrë indirekte po i jep legjitimitet Kosovës, duke kërkuar legjitimitet për Donbasin.
Por, pavarësisht këtyre deklaratave të te parit të Rusisë, kjo e fundit edhe me tutje do vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, kështu e ka shprehur qëndrimin e Rusisë, Alexander Bocan Kharchenko.
“Ne kërkojmë zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila duhet të zbatohet si në opinionin tonë ashtu edhe në të drejtën ndërkombëtare”, tha Kharchenko.
“Kosova është një çështje thelbësore e bashkëpunimit tonë miqësor dhe vëllazëror dhe nuk ka sinjale se Rusia mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje”, tha ai.
Kosova u përdor si justifikim kur Putini njohu pavarësinë e Republikës Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut.
“Sipas tij duket se NATO ka shpikur një gjenocid të rremë në Kosovë për të legjitimuar ndërhyrjen e saj; tani ai thjesht bëri të njëjtën gjë. Kjo nuk ishte vetëm për krijimin e një precedenti, por edhe për dërgimin e një mesazhi: nëse Perëndimi mund të rishikojë kufijtë për Kosovën, atëherë ne mund të rishikojmë kufijtë për Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore”, tha një studiues në Instituti i Kujtesës dhe Medias Ruse.