Filipova tregon se si Kosova mund të anëtarësohet më lehtë në BE – jep lajmin e ‘keq’ për Serbinë

Aktuale

Filipova tregon se si Kosova mund të anëtarësohet më lehtë në BE – jep lajmin e ‘keq’ për Serbinë

Nga: A.M Më: 29 prill 2022 Në ora: 23:50
Flamujt e BE-së

Serbia tash e një kohë po e provokon me veprime të ndryshme Kosovën, derisa nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë.

Madje, ajo vazhdon të jetë një nga aleatet më të fortat të Putinit, ku edhe tash e një kohë është furnizuar me armë nga shteti rus.

Kryeshefja e institutit “Global Analytics” në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” tha se afërisa me Rusinë do t’i pengoj Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Madje, ai u shpreh se angazhimi i Serbisë ndaj BE-së është në pikëpyetje.

“Problemi është se Serbia nuk ka treguar një orientim vendimtar drejt anëtarësimit në BE dhe në komunitetin euroatlantik në përgjithësi. Beogradi ka preferuar të adoptojë një politikë të jashtme ‘të balancuar’ duke përfshirë bashkëpunimin e zgjeruar me shtetet autoritare si Rusia dhe Kina. Prandaj, angazhimi i Serbisë ndaj BE-së është sigurisht në pikëpyetje”, deklaroi Filipov.

Ndërsa, kryeshefja e institute “Global Analytics” potencoi se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimi Evropian, mirëpo si fillim duhet të njihet nga ana e disa vendeve të BE-së.

“Kosova patjetër duhet të bëhet pjesë e BE-së, por së pari duhet të zgjidhen çështjet e mosnjohjes nga ana e disa vendeve anëtare të BE-së. Kështu do të lehtësohet procesi i anëtarësimit”, theksoi Rumena Filipova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat