Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj zëdhënësit të PDK-së, Faton Abdullahut.
Mbrëmë Abdullahu tha se sharjet në Kuvend janë normale, duke i cilësuar si opozitarizëm.
Ndërsa, Pozhari në ragimin e tij, thotë se sipas tyre, është normale edhe me vjedh, mëditjet, darkat e drekat.
Sipas Pozharit është normale edhe me i çu luftëtarët në Hagë, me ble armë me para të shtetit si dhe me pas zëdhënës Abdullahun është krejtësisht normale.
Postimi i plotë:
Po more, edhe me vjedh është krejtësisht normale... mëditje, tenderë, darka, dreka, ekskursione, etj.
Edhe me i çu luftëtarët në Hagë është krejtësisht normale.
Edhe me ble armë me pare të shtetit dhe me e gdhend emrin është krejtësisht normale.
Edhe me qenë ti zëdhënës partie është krejtësisht normale.
Por, abnormaliteti i vetëm është se qysh ju kanë votu 20 vite!