Kurti pritet në Departament të Shtetit, Chollet: Përparimi në dialog është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

Aktuale

Kurti pritet në Departament të Shtetit, Chollet: Përparimi në dialog është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:02
Derek Chollet dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Për këtë takim ka njoftuar Chollet, përmes një postimi në Twitter. Chollet ka thënë se çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës është përparimi në dialogun Kosovë-Serbi.

Tutje, ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e shtetasve afganë dhe se ka ritheksuar përkushtimin e vendosur të ShBA’së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë qe e takova dje kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” ka shkruar Chollet.

Ndryshe, Chollet e kishte telefonuar kryeministrin Albin Kurti, dy herë brenda një muaji, lidhur me zgjedhjet e Serbisë.

Chollet kishte thënë se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, kishte shkruar zyrtari amerikan në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat