Situata në veri të Kosovës/ Analisti flet për qëllimet e Serbisë

Aktuale

Situata në veri të Kosovës/ Analisti flet për qëllimet e Serbisë

Nga: M.H. Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:56
Policia e Kosovës

Po bëhen më shumë se 10 vite që nga fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo një marrëveshje mes tyre duket ende larg, përcjell “Bota sot”.

Të dy shtetet kanë vënë kushtet e tyr, për të cilat asnjëra palë nuk po bënë kompromise.

Kosova tashmë me kryeministrin Kurti në dialogun me Serbinë po arrinë të mos lëshoj pe për asgjë që është në dëm të Kosovës.

Por provokimet e shumta nga Serbia, dita ditë spo vazhdojnë të jenë prezente.

Së fundmi policia e Kosovës ishte pjesë e sulmeve nga serbët duke vënë në rrezik jetën e policëve.

Në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Ramzan Bekteshi.

Ai u shpreh se sulmet e armatosura të fundit janë vazhdimësi e grupeve kriminale, dhe atyre paralele në bashkëpunim me qeverinë serbe dhe dëshirojnë të largojnë vëmendjen e Serbisë e cila po detsabiliziojë Ballkanin.

Situata ne veri mbetet e brishtë edhe pranë përpjekjeve të qeverisë për të vënë kontrollin atje për herë të parë pas lufte. Profesionalizmi i policisë është rritur së bashku me nevojën se ajo duhet të jetë e zonja për të mbajtë rendin dhe ligjin për qytetaret e saj në territorin e saj. Ajo është vënë në sprovë dy herë brenda disa muajve dhe e ka përmbush misionin e saj në mënyrë shembullore. Sulmet e armatosura të fundit janë vazhdimësi e grupeve kriminale, dhe atyre paralele në bashkëpunim me qeverinë serbe jo vetëm për të destabilizuar veriun por edhe për të larguar vëmendjen nga vetë Serbia që është nxisja dhe arkitektja e destabilizimit në Ballkan për hir të ‘botës serbe’, thotë analisti.

Gjithashtu Bekteshi thekson që duhet një unitet pozitë dhe opozitë për të arritur të menaxhohet situata në vendin tonë.

Për të pas stabilitet në veri nuk mjaftojnë vetëm përpjekjet mbinjerëzore të policisë sonë por edhe unitet i faktorit politik që për momentin opozita ka një qëndrim jokonform me situatën dhe interesin kombëtar, dhe nëse kjo nuk ndryshon interesi kombëtar rrezikohet. Pra, opozita pat një qasje kritike dhe të gabueshme gjatë disa operacioneve efektive e profesionale të policisë së Kosovës në veri duke mos lejuar që të dali situata nga kontrolli, derisa sulmet e armatosura janë vepra terroriste”, përfundoi Bekteshi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat