Bytyçi ia kumton lajmin e “keq” Ramës – I tregon se kush do t’ia sjellë fundin e tij!

Aktuale

Bytyçi ia kumton lajmin e “keq” Ramës – I tregon se kush do t’ia sjellë fundin e tij!

Nga: M.H. Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:29
Edi Rama dhe Sali Berisha

Në Shqipëri, Partia Demokratike, e kontrolluar tanimë nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, mblodhi sot Kuvendin e saj duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve të reja drejtuese, dhe garës për kreun e ri.

Në lidhje me këtë ngjarje, përmes një postimi në facebook ka shkruar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai kritikoi kryeministrin Rama i cili ka kuptuar që Berisha do të sjellë fundin e tij politik, përcjell “Bota sot”.

Vetëm ata që i rrijnë në krah Edi Ramës janë në optikën e levdatës së tij, shton tutje profesori.

Postimi i plotë

Nuk vonoi dhe kryeministri i drogës, Edi Rama, publikoi foton e Sali Berishës me dicituren përkatëse e të turpshme!

E prisja. Madje e vonoi pak kohë deklarimin e tij! Por ai "Plaku non-grata" do të bëhet varri politik i Edi Ramës! Kjo është edhe arsyeja pse Rama sulmon me kaq përversitet deri në urrjetje liderin historik e aktual të Partisë Demokratike!

Ai nuk e sheh ngritjen politike të pashmangshme e vendimtare të Sali Berishës! Ose me saktë e sheh, por nuk e pranon! Sepse të ai sheh fundin e vet!

Vetëm ata që i rrijnë në krah Edi Ramës janë në optikën e lëvdatës së tij! P.sh Aleksandër Vuçiq është njëri prej tyre! Dhe e gjitha ndodh se Rama dhe Berisha ndajnë vizione, ide, pikëpamje e projekte të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët! Me Vuçiqin përputhet çdo lëvizje e Ramës!

Prandaj dhe shqiptarët do t'i bashkohen Partisë Demokratike dhe Sali Berishës! Sot në sallen e Kuvendit kisha në krah Leonard Solisin, një ministër të socialistëve të dikurshem. E dini çfarë më tha? "Erdha, se vetëm Sali Berisha mund ta shembë këtë mafio-politike. Nuk më intereson se jam i majtë. Dua që Shqipëria të ndryshojë"!

Aleancën e Ramës me mafien rajonale e europiane, me mafien serbe e ruse, me presidentin serb dhe të tjerë anti-shqiptare, shqiptarët, përfshirë dhe socialistët, nuk e durojnë më. Ata që ishin jashtë asaj salle ndoshta më shumë se disa që ishin brenda saj, mezi presin që opozita të marrë në dorë fatet e Shqipërisë!

Berisha është në këmbë! Ai ringrihet edhe kur i rrëshqet këmba në tapet, edhe kur humb zgjedhjet, edhe kur shpallet non-grata nga Rama-Sorosi, edhe kur fantazia e kryeministrit e bën të paqenë! Ai eshte aty. Eshte i fuqishem! Per dreq edhe i vendosur me shume se kurre per ta shembur kete regjim te narko-shtetit shqiptar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat