Në sheshin ”Nënë Tereza” në Klinë, një vit më parë ishte përuruar busti i veprimtarit Anton Çetta.
Ky përurim ishte bërë në 31 vjetorin e lëvizjes së pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Skalitja në bronz e “Plakut të Urtë” ashtu siç njihej në popull, ishte mundësuar nga disa donatorë nga Zvicra së bashku me forumin e intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Komunën e Klinës.
Për vendosjen e figurës së pajtimtarit të lumtur ishin shprehur familjarët e të ndjerit duke thënë se ai u harrua nga shteti, ndonëse veprat e tij ishin të mëdha.

Manifestim ishte mbajtur në Verrat e Llukës, vend ky që 32 vjet më parë mblodhi mijëra njerëz e ku u pajtuan mbi 100 gjaqe, ndërmjet familjeve të hasmëruara.