Presidenti i Serbisë Vuçiq dje në prezantimin e të arriturave dhe armatimit e pajisjeve të reja të ushtrisë, ka fol edhe për Kosovën dhe dialogun, duke deklaruar se “Serbia nuk ka çka mirë të pres nga bisedimet për Kosovën , sepse “ nuk ka dialog të vërtetë”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
“Jo me dëshirën dhe vullnetin tonë, por dëshirën e atyre që nuk iu shkon as mendja të bisedojnë dhe përmbushin atë që kanë nënshkruar para 10 viteve. Askush nuk i detyron në atë, por të njëjtët që nuk i detyrojnë, janë në gjendje që ne të na detyrojnë dhe maltretojnë edhe popullin tonë. Që nga tabelat dhe tek tjerat që janë çështje anësore në marrëveshjen e Brukselit” tha Vuçiq në Batajnicë.
Ai vlerësoi se qëllimi është që “serbët nga veriu të dëbohen apo të detyrohen të pajtohen me pavarësinë” dhe që Serbia të detyrohet të pranojë pavarësinë.
Vuçiq shtoi se dialogu është shndërruar në “urdhëresa ndaj Serbisë të cilat ajo për shkak Kushtetutës nuk mund të i plotësojë ".
"Përherë kam qenë mbështetës i dialogut, por dialogut të vërtetë. Ne dikur kishim dialog të tillë, sot me Kurtin ai nuk ekziston fare.
Vuçiq u ndërlidh edhe me vizitën në Gjermani ku me kancelarin Sholc do ketë takim dhe ku pret të dëgjojë vërejtjet për sjelljen e Serbisë, por ai do ketë mundësi të shpreh qëndrimin e Serbisë.
"Kjo është ajo që pres, as veçanërisht keq, as veçanërisht mirë, është mundësi që do kemi kohë të tregojmë qëndrimet tona. A do ndryshojmë me këtë ndonjë pjesë në qëndrimin gjerman për Kosovën, jo sigurisht, a do të ndryshojmë me atë një pjesë të qëndrimit rreth sanksioneve ndaj Rusisë është e sigurt se nuk do mundemi” tha Vuçiq.
Lidhur me Ukrainën, Vuçiq tha se në pyetje është “konflikt botëror”,sepse në njërën anë është pala perëndimore që armatos njërën palë (Ukrainën) e në anën tjetër fuqitë botërore si Rusia.
"Thelbi është se kemi konflikt botëror ekonomik, kemi konflikt botëror politik sepse jemi të nënshtruar presioneve të jashtëzakonshme, kërcënimeve dhe shantazhit në zhvillimin ekonomik dhe ngecje të vendit”.
Vuçiq tha se rreth vendosjes eventuale të sanksioneve dhe deklaratës së Putinit rreth Kosovës, Donjeckut e Luganski do të flas me 6 maj.