Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, më 4 maj do t`i pres në takim në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas një njoftimi nga qeveria gjermane, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Ky nuk është organizimi i vetëm nga Gjermania, për t’i bërë bashkë liderët kosovarë dhe ata serbë, njofton Klankosova.tv.
Një i tillë ndodhi edhe me 6 tetor të vitit 2021, si pjesë e Samitit të Udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, ku në takim ndërmjetësuan ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Merkeli atëherë ishte shprehur se ndërmjetësimi ishte i vështirë, mirëpo kishte përparime të lehta, gjë me të cilën ishte pajtuar edhe Macroni.