Sot bëhen 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Sot bëhen 32 vite nga tubimi madhështor i pajtimit të mbi 100 gjaqeve dhe ngatërresave te Verrat e Llukës, në Deçan, që shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundshekullit XX.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, duke përkujtuar këtë ngjarje ka thënë se lëvizja e drejtuar nga Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar.
“Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!”, ka vijuar tutje i parti i PDK-së.
Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.