Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në urimin e tij, Mehaj ka thënë se në këtë ditë feste të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes dhe dashurise për njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Shumë urime Fitër Bajrami!
Ndjenja e humanitetit, solidaritetit dhe frymëzimit shpirtëror përgjatë muajit të agjërimit, të na mbajë gjithmonë mendjet e zemrat tona.
Në këtë ditë feste, të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes, dashurisë mes njëri-tjetrit, ndarjes së begative mes vete, si dhe kujdesin për shëndetin e njëri-tjetrit.
Urojmë së bashku që Fitër Bajrami si kur gjithë festat e besimeve tona të na fokusojnë edhe më shumë në unitetin, zhvillimin dhe mbarësinë e kombit tonë drejtë synimeve tona.
Gëzuar!