Pacolli uron Bajramin: Të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë Zotin

Aktuale

Pacolli uron Bajramin: Të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë Zotin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 08:42
Behgjet Pacolli

Kryetari I AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli tha se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i mungojë, por thekson se duhet të bëhen vepra të mira.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne muslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat