Ish-dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë thekson se Gjermania tani dëshiron të jetë më aktive në Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia është një vend kyç në rajon.
Qëllimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçuq, është të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshje mes dy vendeve.
Siç ka thënë Petrich në një intervistë për Tanjug, Scholz dëshiron të parandalojë hapjen e fronteve shtesë gjatë luftës së Ukrainës ndaj Rusisë në Evropë.
Kancelari Scholz do të zhvillojë bisedime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin të mërkurën në Berlin, në prani të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar në nivel teknik gjatë muajve të fundit.
Megjithatë, takime të niveleve të lartë mes dy palëve nuk janë zhvilluar që nga vera e vitit të kaluar.