Heroi kombëtar, Agim Rmadani sot shënon 59 – vjetorin e lindjes.
Bashkëshortja e heroit të kombit, Shukrije Ramadani e ka kujtuar heroin, Agim Ramadani me fjalë e kujtime të veçanta.
Ajo shkruan se tashmë u bënë 24 ditëlindje që nuk po i festojnë sëbashku.
"Sa ngjyra të bukura ka buzëqeshja e këtyre fëmijëve Agimi jem, sa shpresa e dashuri rriten mbi gjakun tënd e të mijëra trimave si ti, Gëzuar ditëlindjen heroi im!", shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Vitet po ikin,më shpejtë se akrepat e orës, dhembja njejt dhembë quditërisht!
U bënë 24 ditëlindje që nuk i festuam bashkë, e çdo vit ti sjellë lulet nga kopshti që si ndjeu hapat tu kaq gjatë e as hijen tënde se pa këtej pari!
Lulet më veniten në dorë,bashkë me buzëqeshjen time të vrarë e sytë e hareshëm të nxënësve ,më japin jetë, dashuri e shpresë!
Zërat e zhurmshëm më tregojnë se liria nuk është ndryshe,por si buzëqeshja e kêtyre fëmijëve që sot festojnë ditën e shkollës me emrin tënd! Hareja tyre më bëhet ylber që lidhë kohët e shekujt në kërkim lirie!
Sa ngjyra të bukura ka buzëqeshja e këtyre fëmijëve Agimi jem, sa shpresa e dashuri rriten mbi gjakun tënd e të mijëra trimave si ti,
Gëzuar ditëlindjen heroi im!