Ministria e Shëndetësis ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket Covid-19 në Kosovë.
Ministria ka bërë të ditur se të marten në Kosovë janë regjistruar katër të infektuar me koronavirus.
Në njoftim thuhet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse gjithsej janë kryer 335 testime për Covid-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224.546.
Numri i rasteve aktive në vend është 414.