Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që t`i dërgojë ftesë presidentit të Ukrainës për t’iu drejtuar parlamentit dhe popullit të Kosovës.
Po ashtu, Lama ka shkruar se Ukrainës duhet t`i mundësohet sjellja e më shumë refugjatëve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet t’i dërgoj gjithashtu një ftese presidentit të Ukrainës për t’iu drejtuar parlamentit dhe popullit të Kosovës. Krahas kësaj, duhet edhe t’i ofrohet mundësia për të sjell një numër më të madh refugjatësh.
Kosova e tragjedive të ngjashme, duhet të hapë zemrën për ata që kanë nevojë sot, për viktimat e luftës absurde të Vladimir Putinit.
#supportukraine