“A ja u q* robtë!”/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të Kuvendit – ua përmend aferat, vrasjet …!

Aktuale

“A ja u q* robtë!”/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të Kuvendit – ua përmend aferat, vrasjet …!

Nga: A.M Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:37
Kuvendi i Kosovës

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka reaguar në lidhje me gjuhën fyese dhe sharjeve të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit në Kuvend.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Kuvendi i Kosovës është kthyer në një teatër absurd, ku deputetë të caktuar zgjedhin parlamentin si vend për shfryrjen e ndjenjave të tyre perverse.

Krahas kësaj, Bekteshi përmendi me radhë disa nga skandalet më të mëdha të politikanëve dhe ish-udhëheqësve të vendit, të cilët pa fije turpi heshtin dhe vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend.

“U bënë aq shumë afera, aq shumë vjedhje, shkelje, e vrasje, por ky parlament vazhdon të hesht, ashtu si heshti për dëmshpërblimet që t’ia kërkoj Serbisë, për pensionet, për padinë për gjenocid.

Fatkeqësisht, parlamentarët tanë as nuk dinë as nuk duan të debatojnë për hallet e qytetarit dhe të vendit, por shpesh dhe e bojkotojnë punën e parlamentit. Por, parlamentarët tanë dinë të ndërsehen lehtë dhe të ‘lehin’, jo kundër hasmit por kundër njeri-tjetrit, si ajo ‘lehja epike’ teatrale, me këmbë-e-duar e shefit të grupit parlamentar të PDK-së: -“jau q. Robtë” juve parlamentarëve, por jo dhe Vuçiqit!”, theksoi analisti nga Amerik, përcjell “Bota sot”.

Image
Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi

Postimi i plotë

Parlamenti ynë është si një teatër i absurdit, këtu 'maksimat' teatrale janë aq grafike sa që më vjen turp edhe kur i citoj, bilës edhe kur shkronjat i zëvendësoj me pika.

Përfaqësues të një elektorati, të paguar nga një popull fukara, para syve të fëmijëve, gjysheve, nënave, motrave, zgjedhin parlamentin të shfryjnë ndjenjat perverse, ‘live’ në televizion.

Dhe gjithë kjo luftë në parlament nuk bëhet për të përmirësuar mirëqenien e qytetarit, por për t'ia nxirë jetën atij me dekada.

Përfaqësues të popullit, parakalojnë në ketë 'arenë' të parlamentit që të shfryjnë energjitë negative, hynë aty, me sy të zgurdulluar dhe fytyra të mrrolura, me mimika e grimasa teatrale, me lëvizje kërcënuese të gjymtyrëve, sikur bëhen gati për ‘kamikaz’/vetëflijim në ballë të foltores së kuvendit. Në këtë 'teatër'/parlament, gjuha e tyre është e vrazhdë, kërcënuese, neveritëse, qe kalon çdo kufi, biles e çan edhe kupën e qiellit e të turpit së bashku.

Kështu pra, muaj pas muaji, vit pas viti defilojnë Cezarët, Hamletët, Dezdemonat dhe Ofelitë, Romeot dhe Xhulietat, jo për të kryer misionin e tyre ndaj votuesit, por për të aktruar, duke na e sjellë Shekspirin me gjithë arsenalin e tij në këtë parlament tonin si një teatër.

Çuditërisht, vetëm te ne ndodh që të zgjidhen individë që punën e parë në karrierë e kanë atë të deputetit, dhe ata së bashku me ata të pashkollët, që nuk i shkëputen parlamentit me dekada, duhet të sjellin ‘ligje’ për fatin e një kombi, dhe kjo nuk ndodh me nder e drejtësi, por me emocione e zhurmë, duke u çjerrë si horra, sikur të ishin protagonistë të një melodramë viktoriane.

Në parlamentin tonë, është bërë traditë të defilojnë fanatikë partish, që me bullizëm të imponohen në çdo seancë duke e plotësuar mosdijen me arrogancë e sharje, derisa bashkë partiakët u dhurojnë duartrokitje.

Në parlament marshuan nja dy gra, si dy ‘shota’, që hynë nga porta e madhe, jo për të ndjek seancën, por për të vënë firmën e turpit për një mëditje të rrejshme, e pastaj, pa fije turpi me bishtin nën shalë zhduken, për tu rishfaqur në seancën e radhës, por tani për një mision tjetër, për të mbajtur leksione e për të shit moral.

Në parlamentin tonë, kontrabandohen biznesmenë, jo për hallin e elektoratit, por për mirëmbajtje të pasurisë, evazion fiskal dhe rritje të profitit jashtë normave ligjore.

Në parlamentin tonë, është bërë traditë të katapultohen bijtë e bijat, vëllezër e kushërinj, kunetër e kunata të njerëzve të politikës, por që asnjëri-asnjëherë nga këto emra nuk e dha provimin në parlament për gjithë këto vite të humbura.

Në parlamentin tonë, e bëjnë pelegrinazhin/haxhillëkun të pazëvendësueshmit e partive me dekada, që tani fytyrat e tyre “engjëllore” i njohin edhe zogjtë e malit, derisa ata vazhdojnë të ‘cicërojnë’ në TV studio se çdo qytetar i paska nga 2-3 milionë në këtë shtetin tonë të 'pasur' dhe ti ‘lumturojnë’ ata derisa janë në agoninë e tyre më të thellë! Këta janë deputetët që kurrë se hapen gojën, dhe kur e hapën vetëm se u grindën apo dhe kërcënuan, por morën rroga, mëditje, shpenzime, me dekada.

Në parlamentin tonë, parakaluan edhe komandantë të famshëm gjatë luftës, luftëtarë të pa kompromis të lirisë, disa të ashpër kundër armikut e disa ndaj kundërshtarëve politik, por çuditërisht paqja i shndërroi në politikanë me tapi e në pasanikë përrallor, dhe disa, të përjetshëm në parlament.

Në Parlamentin tonë, shkelën edhe sekserë, që e okupuan atë me dekada, për të ndarë pushtetin, bizneset, privatizimin, tenderët, terminalet, në mes politikanësh e partish, por dhe duke sjell marrëveshjeve të frikshme për vendin.

Në parlamentin tone, kishte edhe nomadë e turistë, negociatorë e shefa, që e humbën Çantën e dialogut në Bruksel me dokumente të klasifikuara e para të gatshme dhe kush s’dha përgjegjësi!

Në parlamentin tonë, bënë xhiro edhe ata që e ndihmuan votimin e Speciales, Zajednicës, demarkacionit. Në parlamentin tonë opozita hesht turpshëm kur Rama e arsyeton armatimin e Serbisë dhe kur ai hesht kur Serbia nuk i vë sanksione Rusisë.

U bënë aq shumë afera, aq shumë vjedhje, shkelje, e vrasje, por ky parlament vazhdon të hesht, ashtu si heshti për dëmshpërblimet që t’ia kërkoj Serbisë, për pensionet, për padinë për gjenocid.

Fatkeqësisht, parlamentarët tanë as nuk dinë as nuk duan të debatojnë për hallet e qytetarit dhe të vendit, por shpesh dhe e bojkotojnë punën e parlamentit. Por, parlamentarët tanë dinë të ndërsehen lehtë dhe të ‘lehin’, jo kundër hasmit por kundër njeri-tjetrit, si ajo ‘lehja epike’ teatrale, me këmbë-e-duar e shefit të grupit parlamentar të PDK-së: -“jau q. Robtë” juve parlamentarëve, por jo dhe Vuçiqit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat