Analisti Binak Maxharaj, ka komentuar sjelljet e fundit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Maxharraj ka thënë se Rama, ndonëse u zgjodh kryetar i Prishtinës nën siglën e LDK-së, ai kurr nuk ka qenë dhe as nuk i përket kësaj partie.
Sipas Maxharrajt, Rama nuk i jep asnjë llogari LDK-së dhe kjo gjë u pa me mospjesëmarrjen në konventën programore.
Postimi i plotë:
PËRPARIM RAMA 8 - 2 LDK-ja.
Përparim Rama- LDK-së më lini rehat s'jam i juaji
Përparim Rama ka është zgjedhë për kryetar i Prishtinës nen singlën e LDK, por Përparim Rama kurr nuk ka qenë por as nuk është anëtar e as nuk i përket LDK.
Ai është shah në veti në Komunën e Prishtinës.
Përparim Ramës nuk ka te drejtë askush e as LDK ti përzihet në punët e tij, ble Përparim Rama nuk i jep as kurrfarë llogarie LDK.
Se Përparim Rama është shah në veti u pa edhe me rastin e mbajtjes se Konventës Programore këto ditë në Prishtinë kur ashiqare iu gërmua kryetarit Lumir Abdixhiku i cili e kishte ftuar në punimet e Konventës duke i thënë:
"As mos me thirrni në këso ngjarje e punë të "kota".
Se LDK me Isa Mustafën e tashti edhe me Lumir Abdixhikun merret vazhdimisht me punët e kota kjo është pa ashiqare kur LDK e qitën në dy gjunjtë duke e rrëzuar deri ne nivelin 12% sa qe hala po zhagitë nëpër tokë e s'po mund qohet.