Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka gjobitur një person për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftim thuhet se është gjobitur shoferi i cili në zonë të kufizimit të shpejtësisë ku është e lejuar deri në 100km/h, i njëjti ka vozitur 240km/h.
Bëhet e ditur se shoferi i automjetit ëshë gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe të njëjtit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 240 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.