Më 18 maj shpallet aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Aktuale

Më 18 maj shpallet aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:21
Gucati dhe Haradinaj

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, të mërkurën caktoi datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj u dëgjuan katër dëshmitarë të prokurorisë, gjashtë të mbrojtjes së Gucatit dhe katër të Haradinajt.

Me shkrim u paraqitën 18 dëshmi të dëshmitarëve, 12 nga mbrojtja e Gucatit dhe katër nga ajo e Haradinajt. Numri i ditëve të gjykimit ishte 31, derisa kohëzgjatja e procedurës paraprake ishte 12 muaj e 12 ditë.

Gjatë këtij gjykimi, fillimisht u paraqit deklarata hyrëse nga ana e prokurorisë, ku një pjesë të deklaratës hyrëse e bëri edhe vet prokurori i specializuar, Jack Smith.

Pas kësaj, u dëgjuan dëshmitarët e prokurorisë, ndër të cilët ishin edhe punonjësit e Zyrës  e Prokurorit të Specializuar (ZPS),  Zenka Pumper, hetuese dhe Miro Jukiq, udhëheqës i ekipit për sigurinë dhe trajtimin e dëshmitarëve,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat