Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka treguar se një person i familjes së tij, ka ndërruar jetë.
Ai ka përshkruar dashurinë e tij ndaj mbesës tashmë të vdekur.
Liri Loshi në një mënyrë të dhimbshme ka shprehur mërzinë e tij për këtë humbje, derisa ka pranuar shumë komente ngushëlluese.
Postimi i plotë:
Safete! Ti ishe më shumë se vetëm mbesë imja. Ti ishe një yll që i afrohesh përkohësisht tokës për të ngrohur zemra njerëzish dhe për të ndriquar mbi udhët e tyre. Ngrohtësia që na dhe mbetet në zemrat tona. Shkëlqimi yt do të jetë përtej botës që e shohim dhe përjetojmë. Kujtimi për ty mbetet i bukur dhe inspirues! Prehu e qetë, e bukura e dajës!